Lajmet e fundit

Në emisionin e Info Magazine po debatohet për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, respektivisht mundësitë e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaci që të bëhet i pari i vendit.
Në debat po përballen deputeti i LDK-së, Sadri Ferati dhe ai i AAK-së, Pal Lekaj.
Ndërkaq deputeti i AAK-së në lidhje me dilemën e zgjedhjes së presidentit tha se Thaçi nuk është personi unifikues nga partitë dhe nga qytetarët, ai poashtu tha se do të dalin fitues madje si një listë e përbashkët e bllokut opozitar.
‘’Çdo deputet është i thirrur të mbrojë kushtetutën e vendit të mbrojë Republikën dhe këtë e kemi dëshmuar.’’
‘’Unë nuk mendoj që zoti Thaci, është personi unifikues nga partitë politike por edhe nga qytetarët, sepse ka mjaft parti politike që e kundërshtojnë votimin e LDK-së, Thaçin për President.’’
‘’Presidenti i vendit nuk duhet të jetë pazar’’
‘’Ne jemi në një krizë të thellë që askush se ka besuar që Opozita do të ketë veprime kaq të qëndrueshme për të mirën e vendit’’
‘’Ajo cfarë neve na bashkoi është mosfokusimi i vetëm në 3 subjektet partiake politike, por edhe në shoqërinë civile që Kosova të ketë gjithçka të mbarë’’
‘’ Vrejtja kryesore për liberalizimin e vizave nuk ishte gazi lotsjellës e asnjë veprim që opozita e bëri’’
‘’Ne do të jemi në një listë të përbashkët, do i fashisim dallimet dhe jemi të bindur që do të i fitojmë zgjedhjet në një listë të përbashkët’’