Lajmet e fundit

Pakistani ka ekzekutuar ish-truprojën e policisë Mumtaz Qadri i cili ishte dënuar për vrasjen e një guvernatori pas thirrjeve të zyrtarit për reforma në ligjet e vendit për blasfemi.
Ai është varur të hënën në burgun Adiala në Ravalpindi, që ndodhet afër Islamabadit, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Mumtaz Qadri kishte vrarë guvernatorin e Punjabit, Salman Taseer në Islamabad në vitin 2011, vrasje kjo e cila pati tronditur vendin.
Ai ishte llogaritur si një hero nga disa grupe islamike, dhe mijëra aktivistë të cilët asokohe protestuan për të treguar mbështetjen për të.