Lajmet e fundit

Pakistani ka nisur një sulm me raketa në Iran, duke vrarë nëntë persona.
Kjo ishte një kundërpërgjigje e Pakistanit pas sulmit të Iranit në territorin e tyre, ndërsa Islamabadi tha se sulmet kanë goditur “strehët e terroristëve”.
Irani e ka dënuar sulmin, në të cilin tha se janë vrarë tre gra, dy burra dhe katër fëmijë, dhe Teherani ka thirrur të ngarkuarin me punë të Pakistanit për të kërkuar një shpjegim në lidhje me sulmin, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Kurse, për sulmin e kryer në territorin e Pakistanit, Irani këmbënguli se sulmet e tyre kishin për qëllim vetëm “Jaish al-Adl”, një grup etnik mysliman që ka kryer sulme brenda Iranit, dhe jo qytetarët e Pakistanit.