Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Pakistanit për Kosovën, Sohail Mahmood.
Kreu i shtetit i ka ofruar diplomatit pakistanez bashkëpunim të plotë në shërbim të forcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimit të tyre në të gjithë sektorët.
Nga ana tjetër, ambasadori jorezident i Pakistanit për Kosovën, Sohail Mahmood, ka thënë se vendi I tijedhe më tej do të vazhdojë t’i mbështes prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.
Ndërkaq, kryetari i Kosovës ka thënë se njohja e Pakistanit ka qenë frymëzim për shumë shtete të tjera të botës që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Marrëdhëniet tona diplomatike duhet t’i zgjerojmë edhe në fusha të tjera të jetës”, ka thënë Thaçi, transmeton Klan Kosova.