Në Islamabad ka filluar mobilizimi i Pakistanit dhe krijimi i sigurisë së lartë para ditëve ku palët do të udhëtojnë për vazhdimin e negociatave e dy shteteve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
Sipas
BBC, Policia, ushtria dhe forcat paramilitare po ofrojnë siguri të armatosur, ndërsa mijëra policë janë sjellë nga Punjab përreth, ndërsa zyrat qeveritare janë mbyllur dhe disa universitete po zhvillojnë mësimin online, transmeton Klankosova.tv.

Sot gjatë ditës presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, ka bërë të ditur se një delegacion nga New York-u do të udhëtojnë drejt Islamabadit për vazhdimin e negociatave, ndërsa Irani ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht se a do të jenë prezent apo jo.
ShBA konfirmon pjesëmarrjen në raundin e dytë të negociatave me Iranin – Klan Kosova
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.