Lajmet e fundit

Një njeri i sëmurë mendor në Pakistan do të ekzekutohet dhe ky dënim po konsiderohet si i tmerrshëm nga ekspertët e të drejtave të njeriut.
Ministria e Brenshme në Pakistan ka urdhëruar që të varet Imdad Ali - që vuan nga skizofrenia, transmeton Klan Kosova.
Imdad, ishte i dënuar me vdekje në vitin 2008 pasi dyshohej se ka vrarë një mësues të fesë.
Pas një serie të vlerësimeve mjekësore ishte konstatuar se ai është i sëmurë, madje një mjek e kishte cilësuar atë si “të çmendur”.