Lajmet e fundit
Më shumë se 40 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm ndaj një autobusi me myslimanë shiitë në Karaçi të Pakistanit.

Policia thotë se personat që kryen këtë sulm ishin me motoçikleta dhe pasi ndaluan autobusin, i qëlluan të gjithë pasagjerëve pa përjashtim.
“Kanë qenë të paktën 6 persona të armatosur që kanë sulmuar një autobus në zonën Safoora Goth”, tha një zëdhënës i policisë për AFP-në.
Minoriteti shiit i Pakistanit është gjithmonë në shënjestër të sulmeve nga grupet militante sunite.