Lajmet e fundit

Të paktën 18 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës jashtë zyrës së qeverisë në Pakistan, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Sulmi ka ndodhur të martën në zyrën e Databazës Kombëtare të Regjistrimeve në qytetin Mardan, që ndodhet në veriperëndim të Pakistanit.
“Një kamikaz që po e voziste një motoçikletë me eksplozivë, ka hyrën në zyrën qeveritare NADRA në Mardan, ku ka lënë të vdekur një numër të madh njerëzish që po prisnin në radhë”, ka thënë një oficer policie për Reuters, transmeton Klan Kosova.
Jamat Ul Ahrar, një grup i vogël talebanezësh që veprojnë në Pakistan, e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin, duke thënë se kjo zyrë qeveritare ishte një target legjitim për shkak se është pjesë e shtetit pagan të Pakistanit.
“Me vullnet të zotit, ne do t’i sulmojmë të gjitha organizatat që janë direkt ose indirekt të përfshira në këtë luftë”, ka thënë Ehsanullah Ehsan, zëdhënësi i këtij grupi në një deklaratë.
Pakistani ka qenë duke i luftuar grupet e armatosura që nga viti 2004, në konflikte që kanë marrë qindra jetë civilësh dhe të pjesëtarëve të shërbimit shtetëror.
Sidoqoftë, niveli i dhunës është rritur në vitin 2015, pasi që një ushtra pakistaneze ka filluar të ndërmarrë sulme kundër grupeve terroriste talebane, duke ua bllokuar lëvizjen, komunikimin dhe fondet.