Lajmet e fundit

KEDS-i përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se që nga dita e diel do të ketë ndërprerje të përkohshme të prodhimit të energjisë elektrike në njësinë B1 në KEK.
"Nga KEK jemi informuar që kjo ndërprerje bëhet me qëllim të riparimit emergjent dhe se njësia pritet të kthehet në prodhim ditën e mërkurë, më 15 korrik 2015"
" Si gjithnjë, gjatë ditës së sotme ne kemi përfunduar procedurat e importit të kushtueshëm të energjisë elektrike me qëllim që kjo ndërprerje të mos ndikojë në furnizimin e rregullt me energji elektrike dhe me qëllim të mbulimit të mungesës së kapaciteteve energjetike për shkak të ndërprerjes se punës së njësive prodhuese në KEK, duke shpresuar që prodhimi në njësinë A5 të rifillojë sa më shpejtë që është e mundur" thuhet në njoftim.
KEDS më tej i lut konsumatorët që për shkak të afrimit të festës së Bajramit kur konsumi rritet jashtëzakonisht shumë, të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale e me përgjegjësi.