Lajmet e fundit

Pak investoi komuna, e pak banorët, por kjo nuk mjaftoi që rruga të jetë e kalueshme në të gjitha stinët.
Të paktën kështu thonë banorët e Zhabarit të ulët, që presin se rreth 20 familje do të kenë shumë vështirësi për qarkullim.
E disa kamionë me zhavor në rrugën njihet si rruga e mullirit të vjetër, sipas banorëve u shtruan pak para zgjedhjeve, ndërkaq më nuk intervenuan.
Në Komunë nuk japin shumë shpresa se do të zgjidhet ky problem.
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës, Naser Muja, përmes telefonit i tha Klan Kosovës se tash për tash ky projekt nuk është përfshirë në planifikimin buxhetor, ndërkaq do të rishikohet për vitet e ardhshme.
Kronikë e gazetares Qendresa Bellagoshi.