Lajmet e fundit

Sot pasdite është mbajtur një protestë në Mitrovicë.
Por pak protestues u panë që dolën për ta kundërshtuar vendosjen e shtatores së Car Lazarit dhe ndërtimin e një lagje serbe me emrin lugina e Diellit në veri të vendit, njofton Klan Kosova.
Organizatorët e protestës treguan arsyet pse munguan protestuesit por meritat për mosdaljen e qytetarëve në këtë protestë po i merr kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri.
Në këtë protestë u shoqëruan disa persona në polici për mungesë dokumentesh dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës.
Kronikë nga Arbresha Fazliu.