Lajmet e fundit

Sot aktorja e njohur amerikane, Demi Moore, feston ditëlindjen e 53-të.
Ajo lindi më këtë datë në vitin 1963 në Roswell, New Meksiko, transmeton Klan Kosova..
Babai i saj Charles Foster Harmon, e kishte lënë nënën e saj Virgina Beverly përpara se të lindte Demi.
Njerku i saj, Danny Guynes, nuk ishte një njeri stabil, ai bënte punë të ndryshme duke e detyruar familjen të zhvendoset për 40 herë të tëra. Nuk kaloi shumë kohë dhe Guynes i dha fund jetës së tij.
Demi në moshën 16 vjeçare e la shkollën për të punuar si “vajzë e posterëve”.
Në fillim të karrierës së saj nëpër seriale, ajo filloi që të konsumonte kokainë, derisa në një moment regjisori i St. Elmo’s Fire e pushoi nga puna.
Më pas ajo u detyrua që të shkojë në qendra rehabilituese dhe që nga atëherë ka qëndruar larg këtyre substancave.
Fama e saj morri hov falë suksesit në filmin Ghost, A Few Good Men, Indecent Proposoal dhe Diclosure duke u shndërruar kështu në një prej aktoreve më të paguara në Hollywood.
Moore ishte e martuar tri herë, mirëpo të tre martesat e saj përfunduan me divorc.
Kur ishte 18 vjeçe ajo u martua me muzikantin Freddy Moore, martesë e cila zgjati vetëm katër vjet.
Më pas në vitin 1987 u martua me aktorin Bruce Willis martesa me të cilin zgjati 13 vjet por me të cilin ka tre fëmijë.
Kurse në vitin 2005 u martua me aktorin e njohur Ashton Kutcher për tu divorcuar në vitin 2013.