Lajmet e fundit

Laura Pula, prokurore anëtare e komisionit mbikëqyrës në Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik, ka deklaruar që prokuroritë kanë shënuar progres në luftën kundër korrupsionit dhe se janë trajtuar të gjitha lëndët korruptive që janë paraqitur para vitit 2010.
Por, nga ky numër i lëndëve 65% ose janë hudhur ose janë pushuar hetimet, për të cilat shprehi pakënaqësi kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi.
Ndër të tjera KPK-ja vendosi që Sylë Hoxhës t’ia vazhdojë punën edhe për 6 muaj në prokurorinë speciale.
Ndërsa këtë të mërkure është mbyllur afati i konkursit për avancim të prokurorë në prokuror të krimeve të rënda e në Prokuror Special.
Për dy javë të këtij afati vetëm 3 prokuror kanë aplikuar për tu bërë pjesë e Prokurorisë Speciale.
Kronikë nga Dibran Istrefi