Lajmet e fundit

As paga prej më shumë se 2200 eurosh, nuk po i inkurajon prokurorët që të bëhen pjesë e Prokurorisë Speciale.
Në konkursin e fundit të shpallur nga Këshilli Prokurorial për t’i plotësuar nëntë vendet e lira në këtë sektor kanë aplikuar vetëm pesë prokurorë, e tre prej tyre kanë aplikuar tek në ditën e fundit të afatit.
Ky fakt duket se ka shqetësuar edhe Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin. Lumezi i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, me një kërkesë për të ndryshuar nenin 20 të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, njofton Klan Kosova.
Në një përgjigje për Klan Kosovën, zyra e Kryeprokurorit ka treguar se kanë kërkuar zbutje të kritereve për tu bërë prokuror në këtë organ të akuzës.
Kronikë nga Dibran Istrefi.