Lajmet e fundit
Ato që dikur nuk e duronin njera tjetrën, sot komplimentohen.

Dy ish të dashurat e Chris Brown, Rihanna dhe Karrueche Tran i kanë rregulluar raportet mes vete.
Kjo është dëshmuar me deklaratat e fundit të tyre drejtuar njëra tjetrës.
Gjatë një interviste Tran ka thënë se Rihanna është Pop Yll dhe e bukur.
Ky vlerësim raportohet se është pritur mirë nga këngëtarja, duke e cilësuar si lajkatues, transmeton klankosova.
“Kur dikush të cilëson si të bukur, është gjë me të vërtetë e mirë për t’u dëgjuar! Kush nuk do ta pranonte një koment të tillë?”, tha Rihanna.