Lajmet e fundit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti risolli në mbledhjen e sotme plenare të Kuvendit çështjen e funksionalizimit të agjencioneve.
"Kuvendi i Kosovës ka themeluar 34 agjencione, janë 34 borde me njerëz përafërsisht sa ne në Kuvend dhe jo gjithherë në mbikqyrje te insiticuicionit që i ka themeluar”
Pajaziti tha se në Kuvend është dërguar një dokument me rekomandime për funksionalizimin e këtyre agjencioneve, njofton Klan Kosova.
“Në mandatin e kaluar, Komisioni për Zhvillim Ekonomik ka iniciuar bashkë me shoqërinë civile dhe kemi sjellur në Kuvend një dokument me rekomandime që janë nxjerrë nga hulumtime kryesisht nga shoqëria civile”
Zenuni kërkoi që ky dokument të risillet në Kuvend dhe të shihet në mënyrë urgjente mundësia e funksionimit të disa nga këto agjencione.
“Duhet urjgentisht që të rishihet mundësia e funskionimi të disa agjencive në mënyrë që ne nga komuniteti politik të mos e marrim krejt koston e dështimeve dhe keqpërdorimeve të parasë” përfundoi ai.