Lajmet e fundit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, adresoi kritika të ashpra ndaj Partisë Demokratike të Kosovës meqë rast ngjalli revoltën e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajazitit.
Pajaziti iu drejtua Gashit, duke i thënë se qëllimi i PDK-së është i qartë për ata dhe qytetarët.
“S’është puna te pozicioni i partisë demokratike e aq më pak i juaji”, tha ai.
"E keni ministrin e brendshëm, e luani viktrimën”.
Pajaziti tha se ky popull është i lodhur me fjalimet mbi të kaluarën dhe se është turp të bëhet kjo.
“PDK është e vendosur dhe këtë do ta shihni tash”.