Lajmet e fundit

Shefi i ri i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti është i sigurt se partnerët e koalicionit do t’i kenë votat për ta kaluar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ai tha për KALLXO.com se Kuvendi gjithmonë ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për çështje të tilla.
“Kuvendi i Kosovës i ka pasur gjithmonë votat për t’i trajtuar çështjet e rëndësishme për vendin. Nuk e dimë saktësisht se si do të jenë votat, por sa herë që është dashtë të votohen çështje të rëndësishme për vendin, Kuvendi i Kosovës i ka bërë punët e tij”, tha Pajaziti.
Ai shtoi se nuk ka pasur takim me Listën Serbe për të diskutuar në lidhje me demarkacionin.