Lajmet e fundit

Do të jetë rast për Deja Vu kur Brad Paisley dhe Carrie Underwood ta udhëheqin ceremoninë e këtij viti, të tetë me radhë, të Country Music Assocination Awards.
Çifti do ta mbikqyrë mbulimin e televizionit ABC të kësaj galaje nga Brigestone Arena, në Nashville në muajin nëntor.
Underwood dhe Paisley e kanë udhëhequr ceremoninë e CMA Awards që nga viti 2008.
Ata janë po ashtu edhe në grupin e artistëve që janë shpërblyer me më shumë çmime në historinë e CMA.
Paisley ka fituar 14 herë në këtë ceremoni, ndërsa Underwood i ka dërguar në shtëpi pesë trofe në vitet e kaluara.
Të nominuarit e Country Music Association Awards do të bëhen publik me datën 9 shtator, ndërsa ceremonia do të transmetohet live në ABC më 4 nëntor.