Lajmet e fundit

Ishte vota e deputetit Etem Arifi nga Partia e Ashkalinjve për Integrim që shpalli të pavlefshëm votimin e Qeverisë Hoti.
Vendim ky i shpallur të hënën nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës që Lëvizja Vetëvendosje e bëri duke kërkuar interpretim për votën e deputetit nga pakica, njofton Klan Kosova.
Pikërisht për këtë vendim, të martën në zyrën e zëvendësministrit të Kulturës, Qazim Rrahamin, njëherësh nënkryetari i Partisë Ashkalijnve për Integrim u bë bashkë me anëtarët e partisë.
Nga këtu thanë se Arifi është i njoftuar se Kushtetuesja e shpall Qeverinë Hoti antikushtetuese, shkaku i votës së tij.
“Edhe ai është i befasuar me vendimin, por sido që jetë ai e respekton drejtësinë edhe do të respketojë edhe këtë drejtësi”.