Lajmet e fundit

Ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcilar, ka pranuar se për shkak të mungesës së buxhetit nuk është zbatuar rregullorja e cila parasheh që nëpunësit civil të marrin pagën me rritje nga 0.5 % për çdo vit të përvojës së punës por ka premtuar se gjatë këtij muaji do të zbatohet për të gjithë ata që marrin paga nga buxheti i Kosovës.
Duke iu përgjigjur deputetes Teuta Haxhiu nga AAK-së, ministri Yagcilar tha se në mbledhjen e Qeverisë është marr vendim që nga ky muaj të japin 0.5% e përvojës së punës, por shtoi se për shkak të ndonjë problemi teknik kjo do të zbatohet gjithsesi nga muaji qershor.