Lajmet e fundit

Jennifer Lopez u padit në Marok pas koncertit të saj të parë në Afrikën Veriore për shkak të veshjeve provokative dhe për shkak se ka "shkundur" të pasmet, transmeton Klan Kosova.
Kjo ka bërë që një grup edukativ ta padisë 45 - vjecaren, për "prishje të rendit publik dhe njollosje të nderit të gruas", e një zëdhënës i artistes në Los Angeles e konsideroi këtë padi “qesharake”.
Megjithatë, sipas Dailystar, nëse do të shpallej fajtore Lopez do të përballej me 1 muaj deri në 2 vite burg./klankosova.tv

