Lajmet e fundit

Motrat Kendall dhe Kylie Jenner janë paditur nga kompania e rrobave “Island Company” nën pretendimin se ato i kanë vjedhur logon kësaj kompanie.
“Lërë punën. Bli një biletë. Nxihuni. Dashuroni. Mos u pendoni”, është motoja që përdorë “Island Company”.
Ndërsa motoja që është përdorur nga motrat e famshme kur kanë nxjerrë në shitje bluzat e tyre është e ngjashme.
“Vraponi. Dashuroni. Mos u pendoni” është motoja që ato kanë përdorur dhe sipas “Island Company” kjo mund të ngatërrojë klientët, transmeton Klan Kosova.
Akoma nuk dihet si të do të përfundojë ky problem ligjor por mësohet se kjo kompani fillimisht ka kërkuar që nga tregu të hiqet kjo linjë.