Lajmet e fundit

Justin Bieber po e shikonte punën e tij në nj plazh në Laguna, kur një avokat rastësisht e kishte parë dhe e kishte shfrytëzuar rastin që t’ia dorëzonte letrat e gjyqit të cilat ishin dokumentet e një padie të ngritur ndaj tij.
TMZ raporton se ai ishte ndalur për të përkëdhelur qenin e avokatit i cili pasi e pa se ishte Justin Bieber ia bëri një trik.
Burri që po e shëtiste qenin ishte në fakt avokati Scot Russo, i cili është në procesin e paditjes së Meek Mill për shkak se ai e kishte dëmtuar pronën e Russo’s, të cilën e kishte marrë me qira për një ndjenjë pas çmimeve Grammy. Russo ia kishte dorëzuar letrat Bieber pasi që mendohet se edhe ai e kishte dëmtuar pronën e tij.
Justin ishte i detyruar që t’i pranojë letrat e padisë, edhe pse është e pazakonshme që të akuzohet për shkatërrim të pronës, kur ai ishte vetëm një i ftuar në atë organizim.