Lajmet e fundit

Kompania e Jessica Albës “The Honest Company” është paditur për mashtrim nga një klient i pakënaqur.
Klienti që ka dorëzuar padinë kundër aktorës ka dorëzuar një dosje në gjykatë kundër kompanisë duke u shprehur se kompania në fjalë nuk është një kompani e ndershme dhe se produktet e saj nuk janë aq natyrale sa thuhet.
Ai gjithashtu ka vërtetuar pretendimet e tij nga një grup ambientalistësh, i cili ka dalë në përfundimin se përbërësit mund të jenë tepër të rrezikshëm, transmeton Klan Kosova.
Klienti ka treguar se kremi i diellit, që ai kishte përdorur, nuk ishte aspak efektiv dhe se për këtë janë ankuar shumë përdorues.