Lajmet e fundit

Asociacioni për Arsim Aftësimit Profesional të Kosovës, sot do të mbajë një konferencë për media në orën 13:00, para Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ku do të ngris Kallëzim Penal ndaj “Asistentit” të Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.
"Pas reagimit të Asociacionit për Arsim, ku për qëllim e kanë mbrojtjen e interesave të studentëve të cilët janë mashtruar nga shteti duke u regjistruar në fakultete publike, mirëpo këto fakultete nuk kanë qenë të akredituara, duke lënë kështu qindra dhe mijëra student me diploma të lëshuara po nga këto universitete shtetërore, por të cilat nuk kanë vlerë juridike pasi që i njejti shtet, respektivsht shteti i Kosovës, nuk i njeh këto diploma të cilat para pak kohe i ka lëshuar".
"Pas ndërmarrjes së veprimeve të parapara me statutin e Asociacionit, na është përgjigjur, pa autorizim, zyrtari me pozitë të ulët konkretësht:“Asistenti” teknik i Ministrit të Arsimit, ku me fyerje të ulëta, ka bërë përpjekje që të parandaloj Asociacionin në zbatimin e kompetencave të saj, ku për këtë arsye do të ngriti nesër në cilësin e Kryetarit të Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, Kallëzim Penal", thuhet në një njoftim të këtij Asociacioni, transmeton Klan Kosova