Lajmet e fundit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka qëndruar këtë të diel në Frankfurt të Gjermanisë ku ka takuar bashkatdhetarët.
Atje ai ka diskutuar me ta për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në Kosovë, si dhe për sipërmarrje dhe sukses, transmeton Klan Kosova.
“Mos të harrojmë se një pjesë e madhe e Diasporës tonë, ka një vullnet të madh për të investuar në Kosovë, por nuk gjen përkrahje dhe motivim për këtë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.