Lajmet e fundit

Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka vazhduar fushatën sot edhe në Zhur, ku u prezantua programin qeverisës si dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga radhët e koalicionit.
Me këtë rast, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli iu bëri thirrje qyetarëve që me datë 11 qershor të dalin dhe të votojnë për një qeveri siç tha ai "që udhëhiqet me dituri, me përkushtim, pa korrupsion, pa zhvatje e pa hajni.
Pacolli tha se bashkë me qytetarët e Kosovës do ta jetësojmë ëndrrën e ish-presidentit. Ibrahim Rugova, për t’ua rikthyer qytetareve shpresën për një Kosovë të zhvilluar dhe të përparuar.
“Ky koalicion, do ta jetësojë shpresën tuaj për një jetë dinjitoze, andaj dilni votoni, sepse vota juaj do të veprojë kundër mjegullës, zhvatjes e hajnisë. Votoni njerëzit e ndërgjegjshëm dhe njerëzit e punës e të suksesit, vetëm kështu mund ta ndërtojmë Kosovën madhështore", ka thënë ndër të tjera i pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, transmeton Klan Kosova.