Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli sot do të udhëtojë për në Mal të Zi ku do të takojë zyrtarë të lartë të këtij vendi.
Kjo është agjenda e takimeve të kryediplomatit kosovar në Mal të ZI:
10:15 Takim me Z. Srdjan Darmanović Ministër i Punëve të Jashtme i Malit të Zi Villa “Gorica”
11:20 Pritja tek Zv/Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Zoran Pazhin
12:00 Takim me Z.Ivan Brajović Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi
Lokacioni: Villa “Gorica”
12:40 Takimi me Z. Filip Vujanović President i Malit të Zi
Lokacioni: Villa “Gorica”
15:15 Takim me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi.