Lajmet e fundit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar Shqipërinë dhe kryediplomatin shqiptar, Gent Cakaj për marrjen e kryesimit të OSBE-së
"Urime Shqipëri, urime Minister i Punëve të Jashtme Gent Cakaj për marrjen e Kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. Shqipëria që ishte vendi i vetëm i mbetur jashte nga Procesi i Helsinkit tani merr përsipër Kryesinë e organizatës më të madhe politike dhe të sigurisë në Evropë".
"Jam i bindur që me Kryesinë e vitit të ardhshëm, interesat e Kosovës do të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të duhur. Suksese Shqipëri dhe Gent", shkruan ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.