Lajmet e fundit

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli që tash është pjesë e koalicionit PANA, ka thënë se në orën 17:00 këtë të enjte kanë vendosur që qeveria e re të formohet këtë të shtunë.
Ai këtë e ka treguar në shënjimin e 20 vjetorit të emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut.
“Pata një javë shumë të mundimshme në politikë”, ka thënë Pacolli, njofton Klan Kosova.
“Sot jam i qetë pasi në orën 17:00 kanë përfunduar që gjitha përgatitjet për të pasur qeverinë e re këtë të shtunë”, ka shtuari ai ndër të tjera.