Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po raporton para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.
Ai ka thënë se Kosova po punon që të hapë ambasadën në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara ashtu si edhe në Tajlandë, njofton Klan Kosova.
“Kemi në plan që të zgjerojmë rrjetin diplomatik të Kosovës, kemi një grup në Emirate të Bashkuara që është duke punuar në hapjen e ambasadës në Abu Dhabi. Kemi nevojë për këtë ambasadë shumë”.
“Jemi në proces për hapjen e ambasadës edhe në Tajlandë”.
“Në Afrikë kemi ambasadën në Sengal, është shumë pak, jemi duke bërë përpjekje që të hapim edhe përfaqësi të tjera në Afrikë”.
Ndër të tjera, Pacolli ka thënë se iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale ka ngritur shqetësime në arenën ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.
“Sa i përket Këshillit të Evropës, isha aty dhe pata mundësinë që ta takojë Sekretarin për Zhvillim dhe ai është tepër i shqetësuar për situatën e Kosovës”.
“Situata është alarmante për dy probleme, demarkacioni dhe Gjykata Speciale”.
“Rekomandimet qe vijnë janë që të mos i bëhet Kosovës një traumë sepse ka pas shumë trauma në të kaluarën dhe një traumë të tillë do të ishte fatale për Kosovën”.
“Më është thënë se duhet të ndalen këto iniciativa sa i përket Gjykatës Speciale, këto iniciativa janë fatale për Kosovën”.
“Çdo ditë e më tepër ka një izolim të heshtur për Kosovën”.