Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka pritur sot në takime të ndara, fillimisht ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilia Strasevski dhe më pas edhe ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet.
Pacolli dhe ambasadori Strasevski kanë vlerësuar pozitivisht raportet në mes të të dyja vendeve duke shprehur vullnetin e përbashkët për vazhdimin e thellimit te këtij bashkëpunimi.
Kryediplomati kosovar ka kërkuar që të intensifikohet bashkëpunimi, e sidomos ai i karakterit ekonomik përmes sigurimit të lëvizjes së lirë të mallrave.
Po ashtu është diskutuar edhe themelimi i projekteve të përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies se qytetarëve.
Ambasadori maqedon z.Strasevski ka shprehur kënaqësinë për takimin si dhe ka vlerësuar lartë raportet ne mes te dy vendeve, duke u dakorduar për vazhdimin e thellimit te bashkëpunimit ekonomik të cilin ai e ka vlerësuar si prioritar.
Ndërsa ambasadori i Zvicres në Kosovës, Jean-Hubert Lebet në takim me Pacollin ka shprehur përkrahjen e fuqishme të Zvicrës për Kosovën , duke garantuar kështu mbështetjen e shtetësisë së saj në instanca të ndryshme ndërkombëtare.