Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës, Anne Huhtamaki.
Ambasadorja finlandeze ka uruar Pacollin me rastin e marrjes së detyrës së re, duke i ofruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e Finlandës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Përmes një komunikate për media, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në takim është folur edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve , ku është theksuar vullneti i dyanshëm për ngritjen e marrdhënieve nës shumë fusha e veçanërisht atë ekonomike.
Ambasadorja finlandeze ka thënë se mbështetur në përvojën dhe raportet që ka krijuar ministri Pacolli, pret që të ketë përmirësim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Hutamaki po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ndërsa, ministri Pacolli ka paraqitur objektivat qeverisëse në politikën e jashtme, duke shprehur përkushtimin e qeverisë për plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave.