Lajmet e fundit
"Takim konkret dhe rezultativ me Sekretarin slovak të shtetit Ivan Korçok. Slovakia do t’i përmbahet linjës së Bashkimit Europian me Kosovën dhe është gati të mirëpresë zyrën e Kosovës në Bratislavë. Do të forcojmë marrëdhëniet dhe më shumë në të gjithë planet"

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka thënë se Sllovakia është e gatshme ta mirëpresë zyrën e Kosovës në Bratislavë, drejt forcimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Në llogarinë e tij në Facebook, shefi i diplomacisë kosovare ka shkruar se ka pasur një takim konkret dhe të frytshëm me sekretarin e Sllovakisë, Ivan Korçok.