Lajmet e fundit

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes rrjetit social facebook ka siguruar se Nigeria do ta rikonfirmoj njohjen e Kosovës.
"Sot u prita në një takim zyrtar me presidentin e sapozgjedhur të Nigerisë, Z. Muhammadu Buhari. Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik. Presidenti Buhari, gjithashtu, më siguroi rikonfirmimin e njohjes së Kosovës me gjithë efektet pasi të formohet qeveria e këtij vendi.
Nigeria tani është pa qeveri dhe brenda muajit pritet formimi i qeverisë së re. Këtë javë bëhet dhe betimi i senatorëve. Ministrat zgjidhen nga Presidenti dhe miratohen nga Parlamenti." shkroi Pacolli në facebook