Lajmet e fundit

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes Facebook-ut ka reagur ndaj vendit ku gjendet monumenti i NEWBORN – it.
Pacolli ka thënë se nuk e kupton se edhe tani pas tetë vitesh ende nuk është gjetur një vend të duhur për monumentin e Pavarësisë.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plot të Pacollit:
“Duke lexuar shtypin ndërkombtarë, në lidhje me Festën e Pavarsisë së Kosovës, në shumë sosh vërejta dhe fotografinë e simbolit NEWBORN (me te cilin u krenuam kur shpallëm pavarsinë), që ishte gozhduar bukur mirë me tela gjembor (edhe pse vizatim).
Komentet për këtë vepër ishin të të këqija për Kosovën.
Po me vjen keq sinqerisht që po ju drejtohem, por nuk e di kush e ka pas ``idenë senzacionale`` që ta lë këtë simbol në këtë gjendje (qe sa kohë) pa i'a gjetur një vend dinjitoz.
Si është e mundur që edhe sot pas 8 vitesh ( edhe pse është paguar më mjete të qytetarëve) nuk jeni në gjendje ta vëreni këtë detaj të shëmtuar?
Pra si është e mundur që nuk jeni në gjendje këtij simboli të shtetësisë t`ia gjeni një vend?
Në një shtet ku udheheqin njerëz me ide dhe qe e duan vendin e tyre, ky simbol do të bëhej vend pelegrinazhi që kujton ditën e shpalljës se pavarsisë te shumëpritur të këtij populli.
Ende nuk doni ta kuptoni se nga detajet e vogla krijohet tërësija. Por ju, detajet as që i vëreni, për arsye se për shkak të mungesës së dashurisë për të vepruar, ju mungon kreativiteti dhe ideja. E këto jane kushte të pakontestushme për suksesin. Prandaj gjendja po përkeqësohet…”, ka shkruar Pacolli.