Lajmet e fundit

Si gjithmonë besnik ndaj kauzës tonë politike, tash shtëpia jonë është rritur, jemi së bashku në familjen tonë të madhe Rugoviane. Prandaj me datën 11 qershor, dilni masovikisht dhe votoni koalicionin i cili përbëhet nga njerëzit që do ta jetësojnë ëndrrën e qytetarëve për një Kosovë të barabartë për të gjithë.
Kështu ka thënë sot Presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli në tubimin zgjedhor të koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, të mbajtur në Kamenicë.
Duke i falënderuar mijëra qytetarë të pranishëm atje, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, e ka cituar presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Presidenti Rugova gjithmonë thoshte, për të pasur shtet të qëndrueshëm nevojitet liri, pavarësi dhe mirëqenie ekonomike, ai ka pasur të drejtë, sepse nuk mund të ketë pavarësi të plotë pa mirëqenie ekonomike”, ka thënë Pacolli, ai ka shtuar se, koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, do ta vazhdojë implementimin e idesë së Ibrahim Rugovës.