Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka thënë se sot është e rëndësishme që në Shqipëri të ruhet paqja dhe stabiliteti shoqëror e shtetëror, njofton Klan Kosova.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se Shqipëria sot mban përgjegjësi rajonale.
“Sot është e rëndësishme që në Shqipëri të ruhet Paqja dhe Stabiliteti shoqëror e shtetëror. Prediktibiliteti i procesit duhet të jetë imperativ i të gjithëve: institucione, parti politike, shoqëri civile, qytetarë. Parashikueshmëria dhe stabilitieti politik e institucional i Shqipërisë reflektojnë pa dyshim të lartëpërmendurat në Rajon. Shqipëria sot mbanë përgjegjësi rajonale”, ka shkruar tutje ai.