Lajmet e fundit

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes profilit të tij në Facebook ka folur për faktin se Kosova gjendet vetëm një ditë para votimit për anëtarësim në UNESCO.
“Unë e di që është bërë maksimumi për të bindur skeptiket që të votojnë Pro Kosovës nesër. Kjo sfidë e jona kundër Serbisë (asaj distruktive) dhe aleatëve të saj është jo e lehtë”.
Pacolli është shprehur se koha e propagandës ka mbaruar.
“Shqiptarët e kanë dëshmuar që dinë të mbrojmë monumentet kulturore të shtetit të vet. Ne nuk jemi popull agresiv. Këtë e treguam së fundi ditën e djeshme” ka përfunduar ai, transmeton Klan Kosova.