Lajmet e fundit

Behgjet Pacolli, ish presidenti i Kosovës, thotë se Masakra e Reçakut të Shtimes, që ndodhi 17 vjet më parë, ishte njëra ndër arsyet që sot Kosova është shtet i pavarur.
Ai në profilin e tij në Facebook, ka falënderuar ish diplomatin amerikan Ëilliam Ëalker për atë që ka bërë për kosovarët, duke i treguar botës se në cka po kalonte populli i Kosovës.
“Sot është 17 vjetori i masakrës së Reçakut, një ditë e cila nuk duhet harruar kurrë. Një masakër e forcave serbe ndaj civilëve shqiptar. Reçaku ishte një arsye e madhe për pavarësinë e Kosovës, që ne sot gëzojmë. Fal mikut tonë Ëilliam Ëalker, i cili dëshmoi botës kush ishin vërtetë agresoret e luftës në Kosovë. Të cilin sonte edhe e kam mik shtëpie. Ajo që është e dhimbshëm 17 vite pas kësaj masakre, është që autoret e kësaj ngjarje, ende janë të lirë sot. Por ne, nuk kemi harruar cilët janë”, ka shkruar Pacolli.