Lajmet e fundit

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, ka premtuar sot në Gjilan se buxheti i Kosovës me qeverisjen e koalicionit LDK-AKR-Alternativa do të trefishohet deri në 6 miliardë euro, njofton Klan Kosova.
Për dallim nga partneri i koalicionit, i nominuari për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë ditë më parë se deri në fund të mandatit katërvjeçar nëse bëhet kryeministër i vendit, buxheti i Kosovës do të arrijë vlerën e 5 miliardë eurove