Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar kancelaren Angela Merkel për fitoren në zgjedhjet e sotme në Gjermani.
Sipas Pacollit, Gjermania gjithmonë e ka mbështetur Kosovën.
"E përgëzoj Kancelaren Merkel dhe partinë e saj për fitoren në zgjedhjet demokratike që u mbajtën sot në Gjermani. Gjermania dhe zonja Merkel janë mbështetës të dëshmuar të Kosovës. Mirënjohës përgjithmonë", ka shkruar Pacolli në Facebook.