Lajmet e fundit

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli i ka shprehur ngushëllime familjes Rexhepi, për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, njofton Klan Kosova.
“Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim, kolegut tim dhe Ish-Kryeministri i Kosovës z. Bajram Rexhepi. Ngushëllimet e mia më të thella familjes Rexhepi. Do të kujtojë me mallë!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.