Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen e policit, Malsor Dashi, trupi i pajetë i të cilit u gjet në Lepenc pesë kilometra larg vendit ku u aksidentuan dy policët të shtunën mbrëma në rrugën Kaçanik - Hani i Elezit.
"Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e policit, trupi i të cilit u gjet në lumin Lepenc. Ngushëllime të sinqerta familjes", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.