Lajmet e fundit

Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, njofton Klan Kosova.
Në një prononcim nga Dubai, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, Pacolli tha se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizate është eventi më i rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë.
“Deri më tani çdo gjë që kemi bërë këtë vit ja kemi dedikuar punës përgatitore për këtë moment. Çdo gjë është sipas planit, Kosova është në pozicion shumë të mirë. Shpresoj që të mos këtë surpriza negative dhe besoj se nesër që nga ora 11:00 (kohë lokale), Kosova do të jetë pjesë e INTERPOL-it”.