Lajmet e fundit

Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës Kosova e Re, ka thënë se partisë që ai drejton i duhet ndihma e diasporës për ta ndryshuar gjendjen e rëndë në Kosovë.
Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një debati me kosovarët që jetojnë në Zvicër, me të cilët ka diskutuar për zhvillimin ekonomik në Kosovë.
Gjatë këtij debati të mbajtur në Cyrih, Pacolli ka folur edhe për buxhetin vjetor të vitit 2017 në Kosovë, për të cilin ka pasur një varg kritikash.
“Në Kosovë është krijuar një situatë ku dominon padrejtësia, e cila pastaj reflektohet në familje, në punë, edhe në institucione dhe në çdo vend tjetër. Vetëm me punë shtohet buxheti”, ka thënë Pacolli.