Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka njoftuar se bashkë me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, kanë pasur një takim shumë konstruktiv me Ministrin e Brendshëm të Gjermanisë Horst Seehofer, njofton Klan Kosova.
Pacolli dhe Haradinaj diskutuan me Seehofer për liberalizimin e vizave.
Më poshtë statusi i tij i plotë:
Sot me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn kishim nje takim shumë konstruktiv me ministrin e brendshëm të Gjermanisë Horst Seehofer. Pos tjerash u diskutua edhe për liberalizimin e vizave. U dakorduam që të formohen grupet punuese në mënyre qē liberalizimi i vizave të implementohet sa më parë!Falemnderit Gjermani!