Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe homologu i tij nga Maqedonia Nikolla Dimitrov janë pajtuar në parim, që mbledhja mes Qeverive të të dyja vendeve të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.
Siç bëhet e ditur në një njoftim nga zyra e Pacollit, takime të tilla, në mes dy Qeverive respektive do të synohet, që të mbahen dy herë në vit dhe për këtë do të fillojnë menjëherë konsultimet politike për përgatitjen e temave dhe agjendës.
Të dy kryediplomatët janë dakorduar, që të ketë marrëdhënie edhe më të afërta, jo-formale me kontakte të rregullta ditore dhe që Kosova dhe Maqedonia të mbështesim njëra tjetrën në nivelin rajonal, rrugën drejt integrimeve evro-atlantike si dhe në nivelin ndërkombëtarë.
Poashtu bëhet e ditur se kishte një dakordim të plotë dhe zotim të përbashkët nga të dyja palët në synimin për arritjen e marrëveshjeve të reja nga rreth nëntëmbëdhjetë sosh, sa tashmë ekzistojnë në mes dy vendeve dhe që synojnë thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimin tregtar dhe edhe nismave të përbashkëta rajonale, transmeton Klan Kosova.