Lajmet e fundit

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacollli ka thënë se me LDK-në dhe Alternativën janë bashkuar e familjen e madhe evropiane.
“Besoj se nuk mungon asgjë që motivimi të jetë më i fortë që me 11 qershor të shkojmë te vendvotimet dhe të votojmë për këtë koalicion”, ka thënë Pacolli në Kamenicë, njofton Klan Kosova.
“Ky është koalicion i paqes i njerëzve të dijshëm që kanë vullnet për punë”, ka shtuar Pacolli.
“Lista jonë e pastër si loti, jo si lista tjetër mjafton vetëm ta shihni”.
Pacolli ka thënë se që tash kanë filluar ta jetësojnë shpresën dhe dëshirën e njerëzve që kanë rënë Kosovën.
“Ata kanë rënë duke menduar se Kosova do të jetë dinjitoze e barabartë për të gjithë”.
“Kosova mbetet në fatin e njerëzve me vullnet të mirë e punëtor dhe në këtë koalicion janë ata njerëz. Janë të përfaqësuar akademia, rinia, gratë, kemi njerëz fantastikë të drejtë e pa skandale”, ka theksuar Pacolli.
“Të tjerët kanë provuar por kanë dështuar”, ka përfunduar ai.